“Kamarieri” Uzuni dhe “snajperi” Kastrati “marrin për dore” Lokomotivën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 18:26

“Kamarieri” Uzuni dhe “snajperi” Kastrati “marrin për dore” Lokomotivën

Dy futbollistët e dalluar shqiptarë të kampionatit kroat Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati dalluan në javën e 24-rt të ligës kroate të futbollit teksa kontribuan në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit kundër Zeprasiçit me rezultatin 0-2.

kastrati uzuni

Ishte fillimisht sulmuesi i Kosovës Kastrati që realizoi në fundin e pjesës së parë golin e zhbllokimit të takimit duke goditur bukur me të majtën pas iu shmang dy mbrojtësve kundërshtare.

Ish-lojtari i Laçit Uzuni ishte ndër protagonistët e këtij takimi duke asistuar golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 69-ë.

Kastrati-dhe-Uzuni

Lokomotiva po bën një sezon mjaft të mirë në kampionatin kroat duke u renditur në vendin e katërt, pozicion që e lejon të marrë pjesë në fushatën kualifikuese të Ligës së Europës.

Të dy lojtarët kanë realizuar 17 gola për skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit duke dëshmuar se janë ndër futbollistët më të mirë të futbollit kroat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"