Kamarata pret kthesën ndaj Erzenit: Tani jemi në top formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 8:05

Kamarata pret kthesën ndaj Erzenit: Tani jemi në top formë

Tashmë mund të themi që Dinamo është jo vetëm e plotë, por edhe dinjitoze. Drejtuesit italianë të kryeqytetasve kanë bërë një merkato që edhe klube poshtë mesit të tabelës të Superiores do ta kishin zili.Fabricio Kamarata

Së fundi trajnerit Fabricio Kamarata i janë vënë në dispozicion lojtarë si Vilfor Hysa dhe të rinj mjaft premtues si Geraldo Hysi. Pas Egnatias trajneri kërkoi më shumë prej sulmit, ndonëse u shpreh për stabilitetin e ekipit.

Dhe me ardhjen e Spahiut dhe Hysës, çështja e golit mund të quhet e zgjidhur. Ndaj Erzenit blutë do të tentojnë vetëm fitoren dhe këtë e pohon vetë Fabricio Kamarata. Gjatë deklaratës së dhënë para ndeshjes, ai saktësoi se ekipi është në top formë. “Kemi përpara një ndeshje që duhet respektuar, por në shkojmë për të marr tre pikët.

Kemi punuar intensivisht gjatë gjithë javës dhe jam i kënaqur me skuadrën. Ekipi është në top formë, tashmë presim që ta tregojmë këtë dhe në fushën e lojës në ndeshje zyrtare”, u shpreh tekniku italian i kryeqytetasve.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"