Kamarata pret fitore ndaj Erzenit: Ky do të jetë viti i Dinamos, nuk kam asnjë peng nga merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 11:39

Kamarata pret fitore ndaj Erzenit: Ky do të jetë viti i Dinamos, nuk kam asnjë peng nga merkatoja

Pasi bëri 12 blerje në merkato, Dinamo është gati për të tentuar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Blutë do ta nisin sezonin 2020-2021 përballë Erzenit në transfertë dhe objektivi mbetet vetëm fitorja. Këtë e thotë vetë Fabricio Kamarata gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Trajneri italian shpall hapur ambiciet për grupin që drejton, ndërsa nuk ngurron që të japë një koment për afrimet e bëra dhe kundërshtarin e javës së parë.

Fabricio-Kamarata-300x298

Sezoni nis zyrtarisht nesër (sot), a është gati Dinamoja e Kamaratës?

Pas një periudhe të gjatë ndalese, më në fund do të startojë kampionati. Po e prisnim prej kohësh futbollin, ndaj nuk ka si të mos jemi gati. Kemi kohë që punojmë me ekipin.

Janë bërë 12 afrime në merkato, ju ka mbetur ndonjë “peng”?

Jam shumë i kënaqur me merkaton e bërë nga presidenti Pontreli dhe administratori Barushi. Lojtarët e afruar janë të rëndësishëm. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë në këtë aspekt. Tani kemi ndërtuar një skuadër me të cilën do të kërkojmë të shkojmë drejt objektivave.

Kundërshtari i parë është Erzeni, i kalueshëm?

Erzeni është një skuadër e rëndësishme. Jemi seriozë në çdo gjë që bëjmë dhe pa dyshim që vlerësojmë secilin kundërshtar. Kemi punuar që të jemi gati për ditën e parë të kampionatit.

Ngjitja është objektivi final i Dinamos?

Objektivi ynë final është ta çojmë Dinamon atje ku e meriton. Këtë vit do t’ia dalim, pasi kemi një skuadër të mirë dhe do të kërkojmë ta realizojmë këtë mision.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"