Kamarata beson te skuadra: Marrim më të mirën me Korabin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 8:53

Kamarata beson te skuadra: Marrim më të mirën me Korabin

Dinamo kërkon fitoren e radhës, por këtë radhë duhet të kalojë pengesën me emrin Korabi. Kryeqytetasit kanë ndryshuar thuajse rrënjësisht nga skuadra e gjysmës së parë të sezonit, çka është reflektuar në takimet kundër Egnatias dhe Erzenit.dinamoooo

Tashmë Dinamo ka në përbërje futbollistë cilësorë, nga numri i të cilëve është rritur mjaft konkurrenca për një vend titullari. Trajneri Fabricio Kamarata, duke folur për takimin e sotëm, shprehet se respekton ekipin kundërshtar, por pret shumë nga të tijtë: “Kemi para një ndeshje të vështirë, kundër një kundërshtari të fortë, por kam besim te skuadra dhe lojtarët e mi.

Kemi vullnetin dhe formën sportive dhe kërkojmë vetëm fitoren. Kemi punuar intensivisht gjatë gjithë javës dhe kërkojmë më të mirën nga kjo ndeshje. Jam i kënaqur me afrimet e fundit, pasi skuadra është kompletuar”, ka thënë trajneri italian i bluve të kryeqytetit.kamarataa

Ai ka vëzhguar gjithë organikën që ka në dispozicion dhe sidomos afrimet e fundit, të cilëve u ka qëndruar shumë afër për problematikën dhe gjendjen e tyre. Në stolin e Dinamos do të jetë sot edhe Vilfor Hysa, sulmuesi i afruar në fundin e merkatos së dimrit. Po ashtu, në stol do të jetë edhe mesfushori Jetmir Sefa, i cili vjen nga një dëmtim.

Skerdilaid Sulozeqi        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"