“Kam vuajtur, nuk ke gjumë natën”, Reja: Ju tregoj majën e kënaqësisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:30


“Kam vuajtur, nuk ke gjumë natën”, Reja: Ju tregoj majën e kënaqësisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja duke qenë një ish-teknik i Lacios tregon emocionet e tij të përjetuara në “Olimpico” në derbin e kryeqytetit ndaj Romës.

reja lacio

Në një prononcim për, “LazioPress.it”, tekniku i Kombëtares, tregon që derbin e 16 tetorit 2011 u cilësua si “njeriu derbi” nga tifozeria bardhekaltër pas një fitoreje të marrë në frymën e fundit në minutën e 93’:

“Kur isha në krye të Lacios, derbi ishte ndeshja e vitit. Derbi gjithmonë pritet me shumë frikë, është një ndeshje unike. Kam vuajtur nga derbi gjatë përvojës time me bardhekalëtrit, nuk ke gjumë natën.

Kur humbni, derbi lë gjurmët e tij, kur fitoni sjell lumturi të jashtëzakonshme. Derbi në 16 Tetor 2011 përfaqësoi emocionin më të madh të karrierës sime.

Unë kam qenë vërtet njeriu i derbit. Të fitosh ndaj Romës në minutën e 93-të është një kujtim i pashlyeshëm, ishte maja e kënaqësisë sime”, përfundoi Reja.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/