“Kam vërejtje për ndeshjen e Kupës”, Ahmataj: Nga sfida e radhës Skënderbeu do bëjë futboll të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 19:01

“Kam vërejtje për ndeshjen e Kupës”, Ahmataj: Nga sfida e radhës Skënderbeu do bëjë futboll të bukur

Julian Ahmataj ka rezerva për paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë, në përballjen ndaj Tomorit në turin e parë të Kupës, ku Skënderbeu fitoi 1-0.

Ahmataj

“Është lajm i mirë që u rikthye futbolli dhe për këtë jemi të lumtur. Pjesa tjetër më pas mbetet e gjitha për t’u parë. Pas kaq shumë kohësh rikthehemi në Korçë dhe normalisht që presioni për rezultatin ishte i gjithë në krahun tonë.

Megjithatë, jam i kënaqur nga një pjesë e lojtarëve që ditën të reagonin mirë pas kësaj shkëputjeje të gjatë, por kam edhe vërejtjet e mia për disa gjëra. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, duke dominuar dhe diktuar në fushë, por nuk mundëm të mbyllnim dot ndeshjen. Në pjesën e dytë na mungoi disi qetësia si pasojë e rezultatit dhe vuajtëm nga sulmet e kundërshtarit që për pak mund të na i ndërlikonin shumë punët.

Gjithsesi, besoj se ngarkesa emocionale ka qenë e pranishme në këtë takim. Kam mendimin se nga ndeshja e radhës ekipi do të jetë më i qetë dhe do ta bëjë futbollin e bukur që dimë të bëjmë dhe kemi treguar në ndeshjet e fundit”, tha trajneri për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"