“Kam stërvitur portierë shumë të mirë”, flet Bozhiqi: Kampionati duhet të vazhdojë, e vështirë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 17:54

“Kam stërvitur portierë shumë të mirë”, flet Bozhiqi: Kampionati duhet të vazhdojë, e vështirë të…

Futbolli është pezulluar në një moment, kur Skënderbeu po kalonte një formë të shkëlqyer duke rikuperuar edhe vende në renditje.gh

Së fundmi ka folur përgatitësi i portierëve të korçarëve, Ilir Bozrhiqi. Ky i fundit është shprehur se është një moment shumë i vështirë, duke thënë se është e vështirë të stërvitësh një portier nga shtëpia.

Është një moment i vështirë, por duhet të mendojmë për të gjithë. Në këto kushte është shumë e vështirë që të bëhet stërvitja. Komunikojmë me lojtarët çdo ditë, bëjmë ndonjë shaka për të pasur harmoni. Në këtë moment duhet t’i kushtojmë rëndësi shëndetit. Duket shumë e vështirë të rikthehemi në stërvitje.

E rëndësishme që do luhet futboll përsëri. E mira është që kampionati të luhet dhe të mos mbyllet. Kam pasur vetëm 3 palë tuta, të Dinamos, Skënderbeut dhe Kombëtares.

Kam pasur fat që gjithmonë kam pasur në drejtimin tim portierë shumë të mirë në të gjitha aspektet, nuk mund të veçoj asnjë pasi të gjithë kanë qenë shumë të mirë. Është më e vështirë që të stërvitësh një portier nga shtëpia se sa një lojtar tjetër.”, u shpreh Bozhiqi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"