“Kam skuadër perfekte”, Shpëtim Duro: Ndeshja ndaj Kastriotit na sakatoi, ja pse u acarova me gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 15:18

“Kam skuadër perfekte”, Shpëtim Duro: Ndeshja ndaj Kastriotit na sakatoi, ja pse u acarova me gjyqtarin

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli pas triumfit 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Kastriotit. Tekniku kryeqytetas u shpreh tepër i kënaqur me performancën e lojtarëve, teksa theksoi se kishin shanse të arta për ta mbyllur ndeshjen më herët.

Duro

“Ishte një ndeshje që mund të mbyllej shumë lehtësisht. Kemi shpërdoruar shumë, kemi kaluar në eufori në disa situata. Edhe në pjesën e dytë kishim shumë raste. Duhet ta kishim mbyllur lojën. Rezultati 1-0 nuk ka garanci. Kishim një kundërshtar që nuk i duhej fitorja patjetër siç na duhej ne.

Për mendimin tim, skuadra është perfekte. Në 5 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol. Në të gjitha ndeshjet kemi qenë më dominues se kundërshtari. Këto janë tregues të mirë. Nuabueze u dënua në momentin më të mirë të tij, me të drejtë. Kjo ndeshje na sakatoi shumë, e rëndësishme është që fituam dhe mbajtëm rritmini.

Edhe ne dalin jashtë kontrollit. Tensioni, emocioni. Më acaroi shumë, sidomos në 30 minutat e para. Kastrioti mori 30 faulle, ne asnjë. Kjo ishte arsyeja pse më acaroi.

Pjesa e dytë nuk ishte në nivelin e pjesës së parë. Kishim mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Kjo ishte e meta. Skuadra më përgjigjet në të gjitha aspektet. Skuadra është shumë e mirë, rezultatet shumë pozitive. E kuptojnë çfarë kërkoj. Me sy mbyllur i dinë detyrat. Kemi altrernativa dhe stol. Dëmtime ndikojnë, për ecurinë e kampionatit dhe do na dëmtojnë se janë lojtarë kryesor si Mazrekaj, Deliu, Nuabueze, Malota, Musta. Janë bërë shumë. Në këtë moment nuk doja. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Skuadra e ka forcën që t’i shkojë deri në fund kampionatit.

Lushkja ka cilësi shumë të mira, është lojtar që godet portën. Më bëhet qejfi që sot arriti të shënojë. Është lojtarë që sot duhet të japë më tepër. Shehu, Deliu dhe Lushkja janë lojtarë që plotësojnë mirë njëri-tjetrin”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"