“Kam shumë rezerva për ndeshjen”, Kumbarçe pas humbjes: Na ndodh vetëm me Dinamon që të dalim me karton të kuq…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 17:11

“Kam shumë rezerva për ndeshjen”, Kumbarçe pas humbjes: Na ndodh vetëm me Dinamon që të dalim me karton të kuq…

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe foli pas humbjes me Dinamon. Ai u shpreh i mërzitur për rezultatin, por tepër i kënaqur me lojën e ekipit të tij.bandicam 2023-04-03 17-07-56-844

“Më vjen keq që përfundoi ndeshja kështu, kam rezerva për golin, kartonin e kuq dhe kartonët e verdhë, jam shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve në fushë. Na ndodh vetëm me Dinamon që të dalim me të kuq, fati nuk ishte me ne. Duhet të pranojmë rezultatin. Për vetë rrjedhjen e ngjarjeve, ne nuk kishim çfarë të ruanim rezultatin, luajtëm gjithçka për gjithçka. Duhet një këndvështrim më i pastër për golin. Ne kemi qenë gjatë kësaj faze me dëmtime, të rikthyerit u përgjighën shumë mirë. Prisja më shumë, po nuk shënove do të pësosh”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"