“Kam shkuar me 500 gra”, boksieri i njohur flet hapur për jetën e tij private: Jam penduar që kam bërë seks para martesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2022 | 20:48

“Kam shkuar me 500 gra”, boksieri i njohur flet hapur për jetën e tij private: Jam penduar që kam bërë seks para martesës

Boksieri Tajson Fjuri ka zbuluar se ka shkuar me 500 gra të ndryshme, në një intervistë të dhënë këtë të premte, ku gjithashtu pranoi se ka qenë “gënjeshtar dhe mashtrues” në marrëdhëniet e tij të mëparshme.

33-vjeçari tregoi se ‘çdo gjë që bën ose ka bërë nuk kanë qenë gjëra të mira’, por shtoi se i vinte keq për faktin se kishte bërë seks para martesës. Ylli sportiv është i martuar me gruan e tij Paris që nga viti 2008 dhe të dy kanë gjashtë fëmijë së bashku.

Duke folur për Boxing News Online, Tajson tha: “Unë jam një gënjeshtar, një mashtrues, një person krenar dhe kot. Çdo gjë që unë bëj ose kam bërë është e keqe. Të gjithë bëjmë gabime, apo jo?

“E vetmja gjë për të cilën pendohem në jetë është seksi para martesës. Nëse do të mund ta fshija atë, atëherë jeta ime do të ishte praktikisht e përsosur. Më vjen keq për të gjitha gabimet që bëj me njerëzit.”– u shpreh ai.

Më tej, boksieri shtoi:

“Duhet të kem bërë seks me mbi 500 femra, më shumë, nuk e di, e kam humbur llogarinë”. 

“Unë e shikoj këtë gjë tani si diçka të neveritshme. Unë nuk jam një person fetar, por më pëlqen të ndihmoj njerëzit dhe të bëj gjëra të mira. Po edhe ti ndal të gjitha gjërat e këqija”, shtoi ai.

Tajson u takua me Paris kur ajo ishte 15 vjeç dhe ata filluan të takoheshin vetëm pas ditëlindjes së 16-të të Parisit.  Të dy u martuan në vitin 2008 në kishën katolike “St. Peter in Chains” në Donkaster.

Si praktikantë katolikë, Tajson dhe Paris nuk bënë seks derisa u bënë zyrtarisht burrë e grua.

“Edhe pasi u fejuam, Tajson flinte në një karvan në shtëpinë e prindërve të mi, ndërsa unë flija brenda shtëpisë”, ka rrëfyer më herët më parë Paris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"