“Kam qenë shembull”, Marselo shpërthen ndaj Realit të Madridit: Pse m**in s’më rinovojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 15:59

“Kam qenë shembull”, Marselo shpërthen ndaj Realit të Madridit: Pse m**in s’më rinovojnë

Finalja e Ligës së Kampioneve pritet të jetë edhe shfaqja e fundit e Marselos si lojtar i Realit të Madridit. Më pas kontrata e tij me klubin madrilen përfundon këtu. Deri më tani, braziliani e ka shprehur qartë dëshirën e tij për të vijuar edhe një sezon. Madje, për këtë ka saktësuar se është gati të heqë dorë nga pagesa mujore. Por me klubin madrilen që nuk ka shfaqur asnjë reagim pozitiv, Marselo ka shpërthyer.

marselo

Një foto e bërë publike nga “El Dia Despues” tregon Marselon duke biseduar me shokun e skuadrës, Lukas Vaskez, teksa ishin në stol në takimin e fundit në La Liga përballë Betisit (0- 0).

“Nuk e di përse klubi po vonon të më japë përgjigje. Nëse nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë, kjo do të ishte e tepërt. Kam qenë një shembull, dreqi e mori. Unë dua të qëndroj këtu te Reali për gjithë jetën”, i ka thënë braziliani shokut të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"