“Kam qenë në kontakte me Kosovën dhe Zvicrën”, flet Kamberi: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 14:24

Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit

“Kam qenë në kontakte me Kosovën dhe Zvicrën”, flet Kamberi: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Padyshim një nga risitë e Kombëtares për ndeshjet me Andorrën dhe Francën, është grumbullimi i sulmuesit të Hibernian në Skoci, Florian Kamberi.florian kamberi

Sulmuesi 24-vjeçar grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren shqiptare, edhe pse kishte të drejtë të luante edhe me dy kombëtare të tjera, siç është Kosova dhe Zvicra. Në prag të ndeshjes së parë me kuqezinjtë, Kamberi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Edinburghneës”, ku tregon për arsyet pse zgjodhi Shqipërinë.

“Do të jetë diçka e madhe të luaj këto dy ndeshje dhe shpresoj të përfshihem dhe të krijoj një përshtypje të mirë. Çdo ndeshje për kombëtaren tonë është një privilegj, pavarësisht kush ekip është përballë . Megjithatë të luaj ndeshjen e parë ose të dytë përballë një ekipi si Franca, që është kampione bote, është diçka shumë emocionuese. Ju mund të krahasoni veten me lojtarët më të mirë dhe të shikoni deri ku jeni. Do te jetë ndeshja e parë në stadiumin e ri dhe do të jetë një atmosferë e mrekullueshme. Është një periudhë e mrekullueshme për mua.

Nëse je një lojtar kombëtareje, njerëzit të shohin me sy tjetër. Ata kanë më shumë pritshmëri nga ju, por mund ta përballoj presionin shumë mirë. Unë nuk jam një djalë i dobët, më pëlqen presioni. Mezi e pres këtë sfidë dhe kam shumë besim. Po pres me padurim të bëhem një lojtar i kësaj kombëtare.Kamberi123

Kurrë nuk kam qenë duke pritur për një kombëtare të veçantë. Gjithmonë kam qenë në kontakte me Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë. Doja fillimisht të përqendrohesha dhe të luaja rregullisht në klubin tim. Në ekipin tim të mëparshëm, Grasshoppers, nuk luajta për gjashtë muaj. Kështu që për mua ishte e rëndësishme të luaja një vit të plotë si titullar, të shënoja gola. Tani është koha e duhur.

Shqipëria tregoi interes të veçantë për mua. Më telefonuan mua dhe menaxherin tim dhe më treguan se më duan dhe u nevojitem. Kjo tregon besimin e tyre tek unë. Nuk dua të pres për një kombëtare. Dua të shkoj aty ku jam i nevojshëm dhe Shqipëria është kombëtarja e duhur për mua. Është privilegj për mua të luaj për Shqipërinë. Kam njohur disa prej lojtarëve dhe kjo ma bën më të lehtë mua._102026277_florian

Prindërit e mi janë nga Kosova, por për mua nuk ka asnjë ndryshim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Për mua është vetëm një komb, që është ndarë. Të gjithë ne flasim të njëjtën gjuhë. Është privilegj ta përfaqësoj atë vend. Familjarët e mi gjithashtu janë shumë krenarë. Që nga dita e parë ata kanë qenë në krahun tim, në momentet e mira dhe të këqija. Është diçka speciale për prindërit e mi të shohin djalin e tyre të përfaqësojë kombëtaren. Shqiptarët janë një komb i mrekullueshëm, kështu që mezi pres t’i përfaqësoj në fushë.”, u shpreh Kamberi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com