“Kam qenë dado dhe kameriere, punoj si për të paguar qeranë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 15:01

“Kam qenë dado dhe kameriere, punoj si për të paguar qeranë”

Puna e shtëpiakes është një nga më të vështirat, por megjithatë më pak të shpërblyerat edhe në mijëvjeçarin e tretë: nëna që angazhohen mes fëmijëve për të marrë nga shkolla, përgatitjen e ushqimeve të tyre dhe kjo nuk u lejon të realizojnë, për shembull, një karrierë tradicionale. Për më shumë duhet të merren edhe me bashkëshortin.

Vanda foto

Sigurisht që, nëse ky i fundit ka një vlerë prej 250 milionë euro dhe gruaja i kuron interesat, me shumë mundësi edhe roli i shtëpiakes merr një aspekt tjetër, lehtësisht ndryshe.

VANDA “TJETËR”

Bashkëshortja bionde e Mauro Ikardit ka dashur të portretizohet me një tjetër imazh të saj, të padëgjuar më parë. Të gjithë e njohin prej pranisë konstante në rrjetet sociale, pozave si modele, tregimeve të jetës familjare, festave e dhuratave, pa harruar detajet intime të jetës me burrin e saj prestigjioz…

E, megjithatë, Vanda Nara ka një aspekt sekret të sajin, që shumë pak e njohin. Një grua që bën “shtëpiaken” dhe vazhdon të punojë “si për të paguar qiranë”. Dyshimi këtu kalon në plan të dytë, pasi qiraja në fund të muajit duhet paguar vërtet dhe jo vetëm me rolin e mamasë, por edhe duke punuar 40 orë në javë. Është rasti i Vanda Narës, e cila është rrëfyer pa vello (në mënyrë metaforike, në këtë rast) për revistën argjentinase “Caras”:

“Në të kaluarën gjithmonë kam punuar, dhe më pëlqen ta bëj: kam qenë baby-sitter dhe kameriere. Sot vazhdoj të punoj sikur të duhet të paguaja qiranë. Ndaj qesh kur dëgjoj se jam gruaja e lojtarit që nuk bën asgjë. Nuk është rasti im dhe nuk do jetë kurrë”. Ndërkaq është ajo menaxherja, të cilës duhet t’i drejtohet kush interesohet për Mauro Ikardin (sulmuesi i Interit)…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"