“Kam probleme me gjumin”, djali i Maradonës tregon vuajtjet: Shoh shumë pak televizor, po izolohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 13:44

“Kam probleme me gjumin”, djali i Maradonës tregon vuajtjet: Shoh shumë pak televizor, po izolohem

Vdekja e Maradonës ka shkaktuar traumë tek i biri Diego Armando Maradona Sinagra. Ai zbulon së fundmi për “Marca” se po vuan shumë ndarjen nga jeta të babait të tij teksa ka shfaqur probleme me gjumin si dhe po përpiqet të izolohet sa më shumë socialisht.
16068659478965
Si po kalon tani?
Kam patur probleme me gjumin. Kam harruar se ç’do të thotë të pushosh. Mbyll sytë dhe mendja nuk më largohet.

Nuk udhëtuat në Buenos Aires. A ishte gjëja me e dhimbshme?

Ishte gjëja më e keqe. Të të vdesë babai dhe të mos jesh në gjendje ta jesh me të, as t’i japësh lamtumirën. Nuk është e lehtë të jesh 15 mijë km larg.

A e ndjek televizorin?
E ndez televizorin, por shikoj pak. Po përpiqem të izolohem. Vuajtja është personale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"