“Kam pritur shumë për golin, jam i lumtur”, Dajan Shehi: Objektivi janë Kupat e Europës, por shpresoj që ky është viti i duhur i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 16:51

“Kam pritur shumë për golin, jam i lumtur”, Dajan Shehi: Objektivi janë Kupat e Europës, por shpresoj që ky është viti i duhur i Vllaznisë

Pas triumfit të Vllaznisë ndaj Apolonisë me golin e tij, Dajan Shehi në një prononcim në mikrofonat e “SuperSport” ka treguar sesa shumë e dëshironte një gol të tij dhe duke treguar se ky është viti i duhur i  Vllaznisë:

bandicam 2021-02-13 16-44-17-453

“Kam pritur me padurim momentin e golit, pasi vija nga një pauze e madhe dhe e kam pritur shume pasi jam stërvitur shumë dhe jam i lumtur. Ky vit shpresoj të jetë i duhuri, ka ardhur një donator që është korrekt dhe shpresoj të dalim kampion.

Si Adili dhe Imami kanë bërë një performancë të mirë. Objektivi janë Kupat e Europës, kontingjentin e kemi dhe paraqitjet e mira i kemi bërë pse jo mos të pretendojmë për titull kampion. Ka skuadra të mira si Partizani dhe Laçi por dhe ne jemi gati.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"