“Kam pritur 2 muaj për të ardhur këtu”, Bare flet për herë të parë si lojtar i Espanjolit: Të kthehemi në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 20:10

“Kam pritur 2 muaj për të ardhur këtu”, Bare flet për herë të parë si lojtar i Espanjolit: Të kthehemi në La Liga

Keidi Bare deklaroi se ka pritur dy muaj për t’u transferuar te Espanjoli. Pasi sot u prezantua si futbollisti më i ri i katalanasve, futbollisti i Shqipërisë vlerësoi lidhjen e fortë të tifozëve Espanjolit me skuadrën.
EiiXtyKWAAY_cdD
Ai shprehu dëshirën që skuadra të rikthehet sërish në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnik ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanjolit në kohë të mira dhe të vështirë, gjithmonë na brohorisin. Espanjoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi. Jam lojtar agresiv dhe energjik. Jam gjithmonë 100% në stërvitje dhe ndeshje. Uroj të kontribuoj”, deklaroi futbollisti më i ri i Espanjolit Keidi Bare.

ZYRTARE/ Keidi Bare nënshkruan kontratë 4-vjeçare me klubin e ri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"