“Kam pirë bar me të gjithmonë”, Majk Tajson kërkon shifrën e çmendur për tu ndeshur me yllin e ekranit: Nuk kam para, ku është ajo m*t kontrate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2022 | 19:27

“Kam pirë bar me të gjithmonë”, Majk Tajson kërkon shifrën e çmendur për tu ndeshur me yllin e ekranit: Nuk kam para, ku është ajo m*t kontrate

Nëpër mediat e ndryshme është përfolur për një ndeshje boksi mes legjendës Majk Tajson dhe yllit të “Youtube-it”, Logan Paul, në një super event që do të mbahej në Las Vegas.

tajson

Logan prej disa kohësh i është futur boksit dhe ka marr fitore me nokaut, kurse tani kërkon të bëjë të njëjtën gjë dhe me Majk Tajsonin.

Në lidhje me këtë temë ka folur vetë 55 vjeçari.

“Hej, nuk kam para kështu që ku është ajo m*t kontrate. Nuk di asgjë për këtë ndeshje. Dëgjoni, me Loganin kam pirë bar shpesh, por nuk kam dëgjuar gjë për këtë. Një rikthim i dytë në ring? 1 miliardë dollarë”, u shpreh Tajson.

Nëse kjo ndeshej ndodh atëherë do të jetë rikthimi i dytë për të, pasi “Bisha” Tajson u ndesh në nëntor të vitit 2020 kundër Roi Xhons.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"