“Kam për detyrë të fitoj çdo ndeshje”, Shehi: Do të luftojmë në të dyja frontet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 11:09

“Kam për detyrë të fitoj çdo ndeshje”, Shehi: Do të luftojmë në të dyja frontet…

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli ditën e sotme, në prag të sfidës së parë gjysmëfinale ndaj Teutës, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45. 

Shehi5

42-vjeçari, tregoi edhe gjendjen e skuadrës teksa deklaroi:

SFIDA NDAJ TEUTËS- Është ndeshje e rëndësishme, është ndeshje gjysmëfinale, luajnë 2 ekip që janë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Dy skuadra që kanë ambiciet e tyre. Luajmë përballë një kundërshtari që po bën mirë kohët e fundit. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Mendoj që e kemi përgatitur në mënyrën e duhur, duke ditur dhe duke pasur parasysh, që nuk mbaron nesër, por ka dhe ndeshje kthimi.

E RËNDËSISHME TË SHËNOSH APO MOS PËSOSH? Unë mendoj që nesër është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm, të jesh në ekuilibër, duke pasur parasysh atë që thashë pak më parë, që nuk mbaron nesër, ka dhe ndeshje kthimi. Janë të rëndësishme të dyja fazat.

GJENDJA FIZIKE E SKUADRËS – Kemi vështirësi, luajmë çdo 3 ditë. Skuadra ka ngarkesë. Kemi menduar të hedhim të njëjtin kontingjent, me 2-3 ndryshime, për t’iu përgjigjur të dyja trofeve, si Kupës dhe kampionatit. Këto ditë jemi munduar ta freskojmë skuadrën për ndeshjen e nesërme.

KUPA SHPËTIMI I SEZONIT? Jam teknik dhe tekniku ka për detyrë të fitojë çdo ndeshje, të përgatisim skuadrën për të fituar çdo ndeshje. Unë nuk jam zyrtar klubi që të them është shpëtim i sezonit apo jo. Tekniku flet për ndeshjen dhe anën teknike. Është një trofe i rëndësishëm për ne. Do t’i luftojmë të dyja, deri sa mundësitë matematikore të na i lejojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"