“Kam pasur 2 muaj kohë për të menduar të ardhmen dhe dua të kaloj jashtë”, Lushkja: Jemi brenda objektivave, bej tifo për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 16:33

“Kam pasur 2 muaj kohë për të menduar të ardhmen dhe dua të kaloj jashtë”, Lushkja: Jemi brenda objektivave, bej tifo për…

Regi Lushkja është një nga lojtarët më të mirë te Laçi, ku ai aktivizohet prej 5 vitesh dhe tashmë ka nisur të mendojë për një lëvizje të mundshme.lushkja

Në një prononcim të dhënë së fundmi, lojtari është shprehur se ka ëndërr të kalojë jashtë, duke shtuar e bën tifo edhe për Real Madridin.

“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për shkak të pezullimit, por jemi munduar të punojmë në kushtet që kemi. Kam 5 vite te Laçi dhe mendoj se e kam eksperiencën e duhur. Do flasim në të ardhmen dhe mund të ketë një lëvizje. Si shumë të tjerë, mendoj për një lëvizje jashtë. Më mungojnë shumë shokët e ekipit. Tashmë jam me familjen dhe nuk ndihem shumë keq.

Ekipi është me djem të rinj dhe sigurisht që do ketë oshilacione. Mendoj se kemi bërë shumë mirë dhe jemi brenda objektivave.

Kemi pasur 2 muaj kohë për të menduar për të ardhmen. Do bisedoj me klubin për të vendosur për të ardhmen. Ëndrra është të luaj jashtë. Gjithmonë kam qenë tifoz i Realit dhe e dua shumë këtë ekip.

Ndeshja me Tiranën në “Air Albania”? Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në atë ekip, por kështu e ka futbolli, me një episod mund të humbësh. Kemi bërë një ndeshje pozitive atje.”, u shpreh Lushkja për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"