“Kam origjinë bullgare”, Bukoviku: Ja historia e emrit tim të vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 23:11

“Kam origjinë bullgare”, Bukoviku: Ja historia e emrit tim të vërtetë

Arben Bukoviku! Pavllo Bukoviku! Pavle Bagaviki! Cili është emri i vërtetë i ish-futbollistit të Tiranës dhe Partizanit, sot 83 vjeç? Këtë pyetje e sqaron vetë Bukoviku, i cili nuk ngurron t’i japë nota humori kësaj historie.

Pavllo Bukoviku

“Edhe unë nuk i jap dot dum kësaj historie me emrin (qesh).  Kur ishim të vegjël, kalamajtë e lagjes më thërrisnin Benito. Ata e thoshin këtë duke dëgjuar për Benito Musolinin në kohën e Italisë. Më mbeti Beni prej emri të fashistit italian. Në atë kohë kam qenë fëmijë shumë i hedhur dhe që i vogël kam luajtur futboll në lagje.

Më pas më mori Xhavit Demneri dhe shpërtheva. Familja ime ka qenë e gjitha e përkushtuar me futboll ndër vite. Origjina ime është nga Bullgaria. Mbiemri origjinal është Baçiovski. Edhe këtë e kam marrë vesh shumë vonë, vetëm 10 vite më parë. Babai im ka ardhur që në kohën e Zogut në Shqipëri, pasi ka qenë arkitekt. Nëna ime është nga Maqedonia dhe bashkë me babanë në vitin 1917 kanë ardhur në Shqipëri. Babain e kam pasur një prej arkitektëve më të mirë të kohës së Zogut.

Nënën e ka marrë kur ajo kishte lindur dy fëmijë me burrë tjetër. Emri im origjinal është Pavle, edhe pse më thonë të gjithë Pavllo. Mbiemri origjinal është Bagaviki. Pra, unë jam Pavle Bagaviki me letra”, sqaron ish-lojtari i shquar në bisedën për “Panorama Sport”.

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Kampionati i vitit 1967, Bukoviku: Dënuan Tiranën dhe ia dhanë titullin thëngjijve të mbuluar të Dinamos! (E PLOTË)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"