“Kam një stil tjetër nga Gega”, Hallaçi: Ju tregoj situatën me merkaton e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 16:17

“Kam një stil tjetër nga Gega”, Hallaçi: Ju tregoj situatën me merkaton e Kukësit

Kukësi triumfoi me përmbysje ndaj Bylisit në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Goli”, ku analizoi ecurinë e skuadrës duke u shprehur:

bandicam 2021-01-24 16-11-03-956

FITORE E VUAJTUR- Kemi vuajtur pak, e menduam ndryshe fillimin e ndeshjes, hasëm vështirësi, me pësimin e golin gjërat u vështirësuan, skuadra tregoi karakter dhe grintë, barazuam ndeshjen me meritë. Duhet të kishim bërë më mirë në pjesën e parë. Skuadra ka bërë kilometra pafund dhe ka ndjerë lodhje. Kanë bërë gjëra të mira, kemi gjëra për të përmirësuar, po mundohemi të afrojmë disa lojtarë cilësorë. Duhet vazhdimësia, sepse është shumë e rëndësishme. Ende i kemi dhimbjet për rezultatet jo të mira. Kishim edhe mungesa, Bytyçi, Lulaj, etj.

IBRAIMI-EZE- Janë pika referimi. Dhe pjesa tjetër bën maksimumin, jam i kënaqur me Taipin. Bëri atë që i thashë. Dua të bëj një kompliment për Demirin, që po sakrifikon shumë për skuadrën, ka luajtur mbrojtës i majtë, i djathtë, në qendër.

MOTIVIMI- Në situata të vështira, drejtuesit na kanë qëndruar afër, edhe ne si staf, i kemi qëndruar afër lojtarëve. Kemi bërë edhe takime me presidentin. Situata do të ndryshonte. E kemi rregulluar pak, por ende nuk jemi aty ku duhet.

ÇFARË KA NDRYSHUAR TE EKIPI? Herën e parë, më ra një barë e madhe, i rregulluam disa gjëra, duke folur edhe me Gegën, më pas më ra një barë akoma më e rëndë, fola me drejtuesit dhe i thashë jam gati për ta marrë skuadrën. Skuadra ka kualitet. Po punojmë shumë me analizat në detaje. Gega ka pasur një stil tjetër, unë kam një stil tjetër. Duhet kohë, nuk duhet të presim e shumë, por mendoj që do të jemi shumë shpejt aty ku duhet, unë kam mendimet e mia.

MERKATO- Mbrojtësi i djathtë ka ardhur, por nuk është në gjendjen më të mirë fizike, ka ardhur edhe një qendërmbrojtës, por duhet të rregullojë disa gjëra, për pjesën e dokumentacionit. Po kërkojmë një mesfushor qendre, edhe një sulmues do të na bëjë shumë punë”, u shpreh Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"