“Kam një skuadër në rritje, duam vendin parë”, flet Lëv: Holanda na bëri një nder për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 16:26

“Kam një skuadër në rritje, duam vendin parë”, flet Lëv: Holanda na bëri një nder për…

Gjermania do të lua jë sot në mbrëmje një sfidë delikate ndaj Estonisë në Talin. “Pancerat” shpresojnë në një fitore për të ruajtur vendin e parë, së bashku me Holandën dhe Irlandën e Veriut. Trajneri gjerman, Joakim Lëv, u shpreh se në rast fitoreje kualifikimi në Europian do të ishte shumë afër, duke përfituar edhe nga ndalesa e irlandezëve veriorë në sfidën me Holandën.

Lev

Si është situata e lojtarëve të dëmtuar?

Pak më mirë, nuk do të kem aq shumë mungesa sa në ndeshjen ndaj Argjentinës. Gyndoan dhe Verner janë stërvitur normalisht me skuadrën. Kemi tre portierë dhe 16 lojtarë në dispozicion, mendoj që kaq mjafton. Për formacionin do të vendos pas stërvitjes së sotme (dje).

Sa i druheni Estonisë?

Ndeshjen e nesërme (sot) do na nisim me seriozitet të madh dhe të përqendruar. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, ku fituam me rezultatin e thellë 8-0. U kam thënë lojtarëve të shënojmë sa më shpejt, për të kontrolluar më pas lojën. Besoj se do të dalim me pikë të plota nga Talini.

Çfarë mësuat nga ndeshja me Argjentinën?

Pamë dy pjesë të ndryshme loje. Në të parën bëmë shumë mirë, duke kontrolluar lojën dhe shënuar dy gola. Në të dytën lodhja bëri të veten dhe kur ke përballë një kundërshtar si Argjentina, nuk lejohen gabimet. Na mungoi kuraja për të mbyllur ndeshjen, por gjithsesi jam i kënaqur nga djemtë, të cilët treguan pjekuri.

Gjermania5

Deri ku mund të shkojë Gjermania?

Ndodhemi në një grup të fortë, ku skuadra si Irlanda e Veriut është me pikë të plota, së bashku me Holandën dhe ne. Nëse e patë ndeshjen e portokallinjve, mund të kuptosh se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Fitorja e tyre na shërben neve, pasi nëse do të kishin humbur, atëherë do ta kishin komplikuar shumë pozicionin e tyre në grup.

Gnabri po kalon një formë shumë të mirë, shpresoni tek ai edhe ndaj Estonisë?

Në 2014 fluturova disa herë në Londër për ta parë, më impresionoi shumë. Doja ta merrja në skuadër në Botërorin e 2014-ës, por ai u dëmtua dhe kështu gjithçka mbeti vetëm një tentativë. Më pëlqen mënyra se si lëviz me topin dhe shënon gola. Nëse është në ditën e tij më të mirë, nuk ndalet nga askush. Shpresojë që të mos ketë më dëmtime, për ta parë në një formë akoma më të mirë.

Do jetë skuadra e plotë në nëntor?

Nuk e di, shpresoj që të gjithë të jenë me shëndet të plotë. Do të shohim nëse do të kthehen në kohë Kros, Gorecka, Draksler dhe Keher. Nëse deri atëherë do të kenë luajtur vetëm një ose dy ndeshje me klubet e tyre, do të ishte pa e pa kuptimtë t’i thërrisje në grumbullim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"