“Kam nevojë të flasë me doktorët”, Nejmar frikëson PSG-në pas fitores në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 20:11

“Kam nevojë të flasë me doktorët”, Nejmar frikëson PSG-në pas fitores në kampionat

Nejmar nuk ka mundur t’i gëzohet plotësisht fitores ndaj Reim 0-2. Futbollisti brazilian ka lënë fushën me dhimbje në pulpën e këmbës.

33720738-8781327-image-m-3_1601301153919
Lëndimin e yllit brazilian e ka konfirmuar dhe trajneri i tij Tomas Tuhel, i cili është shprehur për mediat se ka kërkuar që Nejmar t’u nënshtrohet analizave.

“Mendova se kishte marrë thjesht një goditje, por ndoshta nuk ngjan kështu. Nuk e di akoma, kam nevojë të flaë me doktorët”, u shpreh tekniku gjerman.

Nejmar luajti 90 minuta të plota ndaj Reim, por gjatë ndeshjes u pa që po jepte shenja të çuditshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"