“Kam merak stadiumin”, rrëfehet Magani: Harrojini dyndjet, kriter kemi cilësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 0:06

“Kam merak stadiumin”, rrëfehet Magani: Harrojini dyndjet, kriter kemi cilësinë

Edhe pse Nexhat Bi zhdili ka parala jmëruar se ka bindur 7 futbollistë deri më tani, të hënën Besa zyrtarizoi vetëm dy afrime. Shaqir Jugu dhe Joni Nurja janë të parët që i bashkohen skuadrës së Gugash Maganit. Edhe pse kurioziteti është i madh për të zbuluar emrat e tjerë, në klub duan të jenë të kujdesshëm.

MAGANI

Nuk kanë në plan që të thonë më shumë, pa firmosur fillimisht kontratat. Me negociatat po merret ekskluzivisht presidenti, por askush nuk mund të afrohet pa marrë aprovimin e trajnerit. Fillimi i muajit korrik e gjente gjithnjë fushën e aneksit stërvitor të mbipopulluar, me lojtarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Por, kjo gjë nuk do të ndodhë.

DYNDJET – Për vetë ambiciet që verdhezinjtë kanë për sezonin 2022-2023, Gugash Magani ka vendosur një rregull. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, tekniku rrëfen se nuk janë të vonuar me merkaton. Peqinasit po tentojnë që të shtojnë cilësinë në organikë, pasi vetëm kështu mund të kenë pretendime madhore.

“Për vetë ambiciet e mia dhe të klubit, te Besa nuk do të ketë më dyndje dhe askush nuk mund të vijë pa aprovimin e stafit teknik. Të gjithë mund të mendojnë se jemi të vonuar në merkato, por unë mendoj që jo. Ju njoftoj se jemi në bisedime me disa futbollistë që sipas nesh plotësojnë pritshmëritë tona.

Ky sezon do të jetë ndoshta më i vështiri dhe më cilësori, aq sa mund të quhet Superiorja numër dy. Emra si Skënderbeu, Flamurtari, Dinamo, Besa e shumë të tjerë, janë klube që kanë arkivuar dhjetëra trofe në elitë. Kjo është arsyeja që do të përzgjedhim vetëm ata futbollistë që plotësojnë kërkesat tona. Sapo kemi filluar nënshkrimin e kontratave dhe pas dy mbrojtësve çdo ditë do të kemi nga një afrim të ri”, u shpreh fillimisht numri një i pankinës.

STADIUMI – Në Kavajë janë në hall për stadiumin. Skuadra rrezikon që edhe këtë kampionat ta nisë në Luz, pasi zyrtarisht nuk kanë nisur punimet. E megjithatë, trajneri nuk i humb shpresat. “Nuk e fsheh dot, Gugash Magani ka merak fatin e stadiumit ‘Besa’. Uroj dhe shpresoj të mos mbeten vetëm preventivët dhe kostot e stadiumit, por sa më shpejt të ndërhyhet. Si trajner, por mbi të gjitha si dashamirës i futbollit kavajas, apeloj që sa më shpejt këto punime të fillojnë”, përfundon kreu i pankinës kavajase.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"