“Kam më shumë ankth se të gjithë, ka qenë ëndërr e imja që i vogël të fitoj Botërorin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 18:39

“Kam më shumë ankth se të gjithë, ka qenë ëndërr e imja që i vogël të fitoj Botërorin”

Nejmar u dëmtua në muajin shkurt me ekipin e PSG, dhe braziliani është ende në periudhën e rikuperimit, që të jetë i gatshëm për ekipin e tij. Ai shprehet se është ende në ankth për këtë situatë, dhe shpreson shumë tek një triumf në këtë Botëror.

nejmar

“E di që njerëzit janë në ankth dhe mezi presin rikthimin tim në fushat e lojës, por askush nuk është më shumë në ankth sesa mua. E them me bindje se askush nuk ka më shumë frikë sesa unë. Ky është një moment tejet i vështirë, ndoshta më i vështiri që kam përjetuar ndonjëherë. Kjo, sepse jemi shumë pranë ëndrrës sime për Botërorin. Falë Zotit kam një tjetër mundësi për t’u shpallur kampion i botës me Kombëtaren time. Është një ëndërr e imja që në vogëli, e tashmë është kthyer edhe në objektivin parësor. Shpresoj që të jetë Botërori im” – thotë Nejmar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"