“Kam marrëdhënie shumë të mirë me Gjicin”, Nexhipi tregon largimin e parë nga Kukësi: Nuk dëshiron të rinovojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:00

“Kam marrëdhënie shumë të mirë me Gjicin”, Nexhipi tregon largimin e parë nga Kukësi: Nuk dëshiron të rinovojë

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi është shprehur se përderisa matematika e lejon skuadrën të mendojë për titullin, atëherë të gjithë do punojnë për këtë.NEXHIPI

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Nexhipi është shprehur se Shkurtajt i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ka pasur bisedime për rinovimin e saj, por duket se dëshira e lojtarit është të ndryshojë ekip.

“Në po stërvitemi dhe të jemi gati për rifillimin e kampionatit. E kam thënë disa herë që kohë është e shkurtër. Shpresojmë që nga java e ardhshme qeveria të japë një vendim përfundimtar për rifillimin e kampionatit.

Titulli? Përderisa që ne matematikisht jemi në lojë, duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ndjekim Tiranën, për të shpresuar se në fund do ia dalim.

Merkato? Shkurtajt i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kemi pasur bisedime këto ditë për ta rinovuar atë, por dëshira e lojtarit është të largohet dhe nuk do rinovojmë kontratën. Për lojtarët e tjerë i kemi nën kontroll dhe mund të përfitojmë një shumë të madhe nga ata, siç ishte rasti i Gurit.nderim nexhipi

Marrëdhënia me Gjicin? Të gjithë e njohim presidentin. Kur mu dha mundësia këtu e pranova këtë sfidë dhe me presidentin kam marrëdhënie shumë të mira. Të gjithë më njohin çfarë tip jam dhe jemi përshtatur shumë mirë.

Periudha te Herta Berlin? Unë aty u transferova shumë i ri vetëm 17 vjeç. Nuk më shkoi ashtu siç duhej, duke ditur se pësova edhe një dëmtim, por mendoj se kam bërë një karrierë shumë të mirë.”, u shpreh Nexhipi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"