“Kam marrë një hajmali me vete”, Reja: Firmos për 4 pikë, 3 zëvendësime janë pak. Ju tregoj kush luan ndaj Bjellorusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 23:51

“Kam marrë një hajmali me vete”, Reja: Firmos për 4 pikë, 3 zëvendësime janë pak. Ju tregoj kush luan ndaj Bjellorusisë

U mbajt ditën e sotme konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja dhe kapitenit Elesid Hysaj. Tekniku italian foli në prag të sfidës ndaj Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. 

bandicam 2020-09-03 18-04-30-451

Reja zbuloi se nuk do të ketë eksperimente në formacion dhe do t’i besojë lojtarëve që ka hedhur në fushë në ndeshjet e fundit. Për sa i përket kapitenit Hysaj, ai do të jetë i pozicionuar në fashën e djathtë të skemës 3-5-2. Italiani e përjashtoi mundësinë e rreshtimit të Hysajt në treshen e mbrojtes pas mungesës së Ismajlit.

Objektivi i Shqipërisë- Objektivi është të fitojmë, mundësisht grupin. Tani të shohim gjendjen fizike se lojtarët nuk e kanë nisur ende kampionatin ndërsa Bjellorusia është në mes të aktivitetit. Gjatë javës i kam parë mirë. Nuk di nëse do të mund të përballojmë 90 minuta, por një orë po, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

Skuadrën bjelloruse e njoh, e kam studiuar. Është skuadër e fortë që luan në grup. Më pëlqen Marinoviç, Dragun, ka të rinj. Ka disa vlera të mira, nuk do të jetë e lehtë për ne të triumfojmë, por do të bëjmë maksimumin.

Kush luan nesër? Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit.

Shqetësimet- Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.

Mungesa e Memushajt- Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol.

Hysaj në treshen e mbrojtes? Nuk kam ndërmend ta vendos Hysaj në mbrojtje. Vrapon shumë është në formë të mirë, mund të bëjë fashën e djathtë shumë mirë. Te Napoli ka kaluar një fortë të mirë, shënoi gol dhe nuk kam ndërmend ta rreshtoj në treshen e mbrojtes.

Rikthimi i Sadikut- E kam marrë në konsideratë faktin që mund të luajë Sadiku me Cikalleshin. Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn që ka shfaqur një formë të mirë në stërvitje, shënoi 3 gola në miqësore. Nuk më shqetëson faza sulmuese, kam alternativa dhe lojtarë që gëzojnë formë të mirë.

Kundërshtari- Do ishte rezultat i mirë të merrnim 4 pikë në ndeshje. Luajmë kundër Bjellorusisë që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin.

Biseda me Dukën- Me presidentin folëm për situatën e tanishme dhe të pazakontë nga COVID, duhem që mos ndodhë gjë gjatë 90 minuta. Kam marrë një hajmali. Kemi 3 zëvendësime që për mua janë pak. Do ishte më mirë të kishim 5 zëvendësimet si në kampionatet e tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"