“Kam kujtime të bukura me Kombëtaren”, Elvin Beqiri: Ndalesa erdhi në momentin e mirë të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2020 | 16:40

“Kam kujtime të bukura me Kombëtaren”, Elvin Beqiri: Ndalesa erdhi në momentin e mirë të Vllaznisë

Elvin Beqiri, trajner i Kombëtares së 17-vjeçarëve ka dhënë një prononcim ku ka folur për Vllazninë dhe periudhën e tij te Shqipëria.elvin-beqiri

Gjithashtu ai ka folur edhe për situatën aktuale, teksa është shprehur: “Lojtarët po stërviten, ndoshta jo në kushte optimale, por vazhdojnë. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë dhe gjithçka të rikthehet normaliteti.

Kjo është një situatë shumë e keqe, jo vetëm për ne por për të gjithë botën. Në këtë periudhë po mundohemi të jemi aktivë, me lojtarët por edhe me kolegët. Interesohemi për gjendjen e tyre se çfarë ata po bëjnë në këto momente.

Vllaznia? Ekipi ka pasur disa oshilacione gjate kampionatit. Në momentin që ishte mirë, ndaloi edhe kampionati. Kisha besim se gjithçka kishte kaluar dhe do të kalonte momentin e vështirë. Ekipi është përmirësuar, me trajnerin Jonuz që po mundohet të bëjë më të mirën e tij.

Kombëtarja? Kam kujtime shumë të bukura. Unë kujtoj të gjitha ndeshjet e mira që kam zhvilluar. Nuk harroj ndeshjen me Rusinë. Kam shpresë se Shqipëria do të rikthehet përsëri dhe të marrë pjesë në Europian ose Botëror. Kemi një brez shumë të mirë dhe mund t’ia dalim.”, u shpreh Beqiri për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"