“Kam kaluar mirë me Shpëtim Duron”, trajneri i përgjigjet Hoxhës: Kur ky konstatim jepet nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 13:10

“Kam kaluar mirë me Shpëtim Duron”, trajneri i përgjigjet Hoxhës: Kur ky konstatim jepet nga…

“Me Shpëtim Duron kam kaluar shumë mirë. Trajneri duhet të dijë t’i marri lojtari 100%. Trajner bëhet kushdo. Unë mendoj që me Duron kam kaluar shumë mirë” ishte kjo ajo çka deklaroi Alban Hoxha mbrëmjen e djeshme në “SuperSport” për trajnerin Duro. Ky i fundit aktualisht pjesë e Dritës në Kosovë.

shpetim duro

Për “Panorama Sport” ka reaguar edhe ish-trajneri i Partizanit. “Ndihem mirë dhe shumë i vlerësuar për punën tek Partizani. Kur ky konstatim jepet nga lojtari më i vjetër dhe pika padyshim më fortë e Partizanit, Alban Hoxha, duke ditur që ai ka punuar me shumë trajner në karierën e tij.”, u shpreh Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"