“Kam kaluar emocionet më të veçanta këtu”, Nexhipi e mbyll me Kukësin me falënderime për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 18:10

“Kam kaluar emocionet më të veçanta këtu”, Nexhipi e mbyll me Kukësin me falënderime për të gjithë

Ermal Nexhipi, trajneri i portierëve të skuadrës së Kukësit që ka punuar për disa vite në këtë klub, me ekipin e parë dhe U-21, nga sot nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve.

WhatsApp Image 2023-05-30 at 18.07.36

Nexhipi është përshëndetur me drejtuesit të cilëve u shpreh mirënjohje dhe duket se ka zgjedhur që të largohet pas kaq vitesh me përshtypjet më të mira e tashmë duke qenë se është në pritje të portierëve, përgatitësi i portierëve do të shoh ofertat dhe mundësutë për një tjetër eksperiencë, në kryeqytet apo dhe në rrethe.

“Falënderoj presidentin Safet Gjici, falenderoj stafin dhe tërë trajnerët me të cilët kam punuar në kaq vite, faleminderit të gjithë djemve që kam stërvitur dhe tifozat kuksianë që më kanë respektuar shumë. Nga sot nuk do të jem më pjesë e Kukësit ku kam kaluar emocione të veçanta dhe tashmë do të shoh ofertat dhe mundësitë që mund të kem gjatë verës”, tha Ermal Nexhipi që krahas Kukësit, në Superiore ai ka trajnuar edhe Bylisin apo Tërbunin e Gramshin.

350711449_806014081103550_8792290657428662388_n 350375630_5642792499154078_5141198496829400418_n 350188519_1325029051383462_6540979158058811785_n

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"