“Kam idhull Kasemiron”, Çelhaka: Edhe te moshat ka pasur presion, dua të dal kampion me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:33

“Kam idhull Kasemiron”, Çelhaka: Edhe te moshat ka pasur presion, dua të dal kampion me Tiranën

I riu Çelhaka, ishte një nga më të mirët në fushë, në sfidën e sotme ndaj Luftëtarit. Në prononcimin pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli”, mesfushori bardheblu u shpreh:

bandicam 2019-10-27 15-29-36-142

“Jam shumë i lumtur që bëra një ndeshje të mirë. Jam rritur me moshat e Tiranës. Ka qenë ëndërr që të luaja me këtë ekip. Dua të dal kampion me këtë skuadër.

Edhe te moshat ka pasur presion, jemi mësuar si të vegjël. Trajneri na i hoqi presionin. Prandaj dhamë më të mirën të gjithë. Idhulli im është Kasemiro.

Bëra një ndeshje të mirë, edhe kundërshtari Dragoshi luajti mirë. Kështu është futbolli. Në fushë nuk ka shokë.

Është e vështirë, duke punuar çdo ditë dhe duke dhënë maksimumin. Në futboll ka lojtarë të kqinj dhe të mirë, jo moshë e madhe dhe e vogël. Lojtarët me eksperiencë më kanë dhënë shumë përkrahje”, u shpreh Celhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"