“Kam gjetur një skuadër të mirë me djem të jashtëzakonshëm”, Mikoli: Dinamo një “bast”, futbolli në Shqipëri po njeh rritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 23:42

“Kam gjetur një skuadër të mirë me djem të jashtëzakonshëm”, Mikoli: Dinamo një “bast”, futbolli në Shqipëri po njeh rritje

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares italiane, Fabricio Mikoli, iu bashkua disa ditë më parë, klubit të Dinamos, ku do të mbajë postin e zv.trajnerit, si dhe do merret me akademinë.  Në një prononcim për “RTSH”, Mikoli deklaroi:  

Mikoli

“Për mua kjo është eksperienca e parë si bashkëpunëtor, si ndihmës-trajner. Trajneri Moreiro, i ka idetë e qarta dhe basti ynë është që kemi ardhur këtu duke kërkuar të bëjmë mirë. Të punojmë, të përkushtohemi, të bëjmë maksimumin dhe të vlerësohemi për atë që jemi. Shpresojmë të bëjmë mirë. Skuadra është e fortë, uroj më të mirën.

Kam gjetur një skuadër të mirë dhe jemi duke punuar, kemi vetëm pak ditë këtu. Skuadra më pëlqen shumë. Janë djem të jashtëzakonshëm, na kanë pritur mirë, prandaj jam i kënaqur. Kemi parë videot e disa ndeshjeve dhe duhet të themi që futbolli në Shqipëri po njeh rritje të madhe. Të gjitha skuadrat janë të organizuara. Do të jetë e vështirë për ne. Duhet të japim maksimumin”, u shpreh Mikoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"