“Kam gabuar shumë me zgjedhjet e mia”, Hoxhaj: Besoja se do i shënoja Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 19:40

“Kam gabuar shumë me zgjedhjet e mia”, Hoxhaj: Besoja se do i shënoja Tiranës

Ardit Hoxha, lojtari i Flamurtarit, ishte ai që shënoi golin e barazimit ndaj Tiranës dhe i ka dhënë një pikë skuadrës së tij. Futbollisti vlonjat ka folur për mikrofonin e “Supersport” dhe është shfaqur i kënaqur për këtë gol.

 bandicam 2019-10-05 19-33-37-706

 Besuat te barazimi? “Unë besoja se do arrija të bëja diçka. Kisha një periudhë prej një jave e gjysmë që nuk luaja dhe mezi prisja të futesha, por besoja se do të shënoja”.

Gol ndaj Tiranës? “Nuk i kisha shënuar një gol Tiranës, por ky gol me jep besim për vazhdimësinë”.

Vazhdimësia? “Mendoj se kam pasur disa probleme nga zgjedhjet e mia në karrierë. Por tani kam sakrifikuar te Flamurtari, erdha të përmirësohem dhe nuk kam menduar fare për anën ekonomike. Kam gabuar shumë me zgjedhjet e mia dhe tani nuk mendoj më për asgjë tjetër”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"