“Kam fjetur më shumë me Ronaldon se me gruan time”, Roberto Karlos tregon çmenduritë e “galaktikëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 18:14

“Kam fjetur më shumë me Ronaldon se me gruan time”, Roberto Karlos tregon çmenduritë e “galaktikëve”

Roberto Karlos ka qenë pjesë e Real Madrid në një prej epokave më të njohura të klubit, por edhe më “problemakike”. Asokohe madrilenët quheshin “galaktikët” për shkak të numri të madh të yjeve që kishin në përbërje dhe futbollisti ka treguar disa anekdota mjaft interesante të asaj periudhe në një intervistë për “La Repubblica”.

real madrid galacticos wallpaper Inspirational Which Real Madrid legends in their prime would significantly improve

real madrid galacticos wallpaper Inspirational Which Real Madrid legends in their prime would significantly improve

Ata ishin të gjithë yje në fushë, por kishin edhe huqet e veta, duke ua bërë shpesh të vështirë trajnerëve që t’i kontrollonin.

“Kamaço na tha që të shkonim në orën 7 në fushën stërvitore. Por ne stërviteshim në orën 11. Ai mbijetoi vetëm 10 ditë. Luksemburgo, edhe pse e kishim paralajmëruar, zhduku nga menuja verën dhe birrat. Tre muaj më vonë u shkarkua”, tregoi braziliani.

“Me Ronaldon kam fjetur më shumë se me gruan time. Kemi bërë me 100 fluturime private me avion. Pas ndeshjeve arratiseshim nga Madridi, unë shkoja të shihja garat e Formula 1. Edhe pse duhej të luanim pas 48 orësh”, kujtonte ish-mbrojtësi i majtë ato vite të çmendura si pjesë e një prej ekipeve më të famshme në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"