“Kam edhe unë merita për Trashin”, Artan Bano: Ja pse vuan në sulm Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 20:21

“Kam edhe unë merita për Trashin”, Artan Bano: Ja pse vuan në sulm Kombëtarja

Artan Bano ishte pjesë e Kombëtares, 24 vite më parë, kur Shqipëria arriti një fitoren historikë në transfertë ndaj Moldavisë, e cila ishte e para jashtë fushe për kuqezinjtë. I ftuar në studion e “Ëndërr Kuq e Zi”, Bano, tregon për këtë moment, si dhe analizon formën aktuale të Kombëtares, duke u shprehur:

bandicam 2019-10-14 19-44-52-594

Ishte një fitore shumë emocionuese. Ishte kapërcimi psikologjik që kishim gjithë kohës. Kishim utopi fitoren jashtë. 20 minutat e fundit në ndeshjen me Moldavinë, na u dukën shumë të gjata. Pasi përfundoi ndeshja u gëzuam jashtë mase.

Kemi ndryshuar shumë në menatalitet. Futbollistët tanë tashmë luajnë jashtë Shqipërisë dhe luajnë me goxha autoritet. Ndeshjen me Turqinë e kemi përjetuar. Ka qenë nga më të mirat, për sa i përket interpretimit. Kemi probleme me realizimin, sepse 2 sulmuesat tanë i mundojmë në fazën mbrojtëse. Kanë probleme me pulsin kur vjen puna për të shënuar. Trajneri duhet të gjejë një mënyrë që mos i mblodhi në fazën mbrojtëse.

Episodet për gol ndaj Turqisë, ishin më të pastra për ne. Manaj vrapon shumë, është i fortë, kur bëhet fjalë për metrat e fundit, shkon me puls të lartë dhe ka probleme.

Mendoj se dhe unë kam atë meritën time, te rritja profesionale e Trashit. Kam qenë edhe trajner i Tomorit dhe i Lushnjës. Ishte i vetmi futbollist që na i përshtjellonte punë. Është i njëjti rol, të njëjtën gjë që do bësh. Më vjen mirë. Duhet të bëj një ndeshje të mirë sot. I jep vlerë edhe kampionatit shqiptar dhe atij personalisht”, u shpreh Bano”, u shpreh Bano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"