“Kam dyshuar tek Inzagi, por është fantastik”, Del Piero me elozhe për teknikun e Interit: U mbylli gojën të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 16:34

“Kam dyshuar tek Inzagi, por është fantastik”, Del Piero me elozhe për teknikun e Interit: U mbylli gojën të gjithëve

Simone Inzagi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe të shumtë janë ata që e vlerësojnë rolin e tij te ky Interit.

pjimage - 2022-01-25T162929.010

Alesandro del Piero, legjenda bardhezi është ndër ata që ka pranuar dyshimet e mëparshme te tekniku, që tashmë duket se i ka shuar të gjitha.

“Duhet të pranoj që kam pasur dyshime tek Inzagi sepse e kisha parë vetëm te Lacio, por mënyra si po e menaxhon këtë Inter është fantastike. Po bën shumë mirë në çdo drejtim të mundshëm dhe ndihet puna e tij, përveç faktit që Interi ka një organikë të pasur. Ka dhënë një përgjigje për t’u mbyllur gojën të gjithëve pas largimit të Kontes”, është shprehur Del Piero për “Sky Sports”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"