“Kam dyshime për golin e anuluar”, Duro: Nuk na lejoi gjyqtari që të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2023 | 15:35

“Kam dyshime për golin e anuluar”, Duro: Nuk na lejoi gjyqtari që të fitonim

Egnatia dhe Erzeni ndanë pikët sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës, ka folur trajneri i rrogozhinasve Shpëtim Duro.

bandicam 2023-01-14 15-23-45-195

“Kampionati është shumë i fortë, i ekuilibruar. Kishim përballë një skuadër shumë të fortë dhe duke parë zhvillimin e ndeshjes, jam i kënaqur me lojën e bërë. Sidomos në pjesën e dytë, shënuam të parët. Ishte pak fat i keq se, Erzeni na barazoi menjëherë, por jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Kemi pasur disa mundësi për të shënuar, por futbolli është i tillë.

Kam dyshime për golin e anuluar pasi tani e pashë me qetësi dhe për mendimin tim nuk ishte faull. Nuk e mendoj dot si mund të anulohet ai gol me atë faull në mesfushë që nuk ishte faull se nuk isha i qartë gjatë ndeshjes. Ajo ishte një prekje e lehtë, nuk diskutohet fare për mua që nuk ishte faull.

E njëjta situatë na ndodhi edhe në Shkodër. Luajtëm ndaj një skuadre që mbrohej dhe nuk lejonin hapësira. U thashë djemve në pushim që kjo ndeshje mund të fitohej dhe që dy tre episode do të vendosin këtë sfidë. E cuam ndeshjen 2-1 por nuk na lejoi arbitri të fitonim, pasi me skuadrën jam shumë i kënaqur. Presioni i Europës? Ne jemi në pozita të mira, por ky kampionat do jetë shumë i ekuilibruar. Ne jemi aty, barazimi nuk është dramë. Nuk e shoh si rezultat negativ, por ndikoi edhe vendimmarrja e arbitrit”, ka thënë Duro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"