“Kam dëgjuar shumë”, Antuan Grizman thyen heshtjen: Ka ardhur koha që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:43

“Kam dëgjuar shumë”, Antuan Grizman thyen heshtjen: Ka ardhur koha që…

Antuan Grizman ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë gjithçka në lidhje me aventurën e tij te skuadra e Barcelonës. Sulmuesi francez ka folur mbrëmjen e djeshme duke thënë se gjatë kësaj kohe ka duruar shumë, ka dëgjuar dhe lexuar informacione nga më të ndryshmet.

Grizman

“Ka ardhur koha që disa gjëra të shkojnë në vendin e vet. Ka pasur shumë të pavërteta, thashetheme dhe akuza. Deri tani thjesht kam dëgjuar dhe nuk kam mbajtur qëndrim. Nuk kam folur kurrë që nga momenti kur shkova te katalanasit, ndërsa të tjerët kanë folur shumë. Unë thjesht kam akumuluar”, ka thënë mes të tjerash Grizman.

Mediat, ish-agjenti, miqtë e tij akuzojnë se raporti me Mesin nuk është pozitiv dhe se “Pleshti” nuk po e lejon francezin që të shprehë më të mirën në fushën e lojës për t’u përshtatur te Barcelona. Ai gjithashtu është konsideruar si një nga blerjet më të dështuara të Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"