“Kam besimin e ekipit”, Ramadani: Më pëlqen rrezikshmëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 19:08

“Kam besimin e ekipit”, Ramadani: Më pëlqen rrezikshmëria

Egnatia ka humbur ndaj Skënderbeut  në transfertë me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonat e “Super Sport” ka folur dhe trajneri i miqve Zekerija Ramadani.

ramadani

 

“Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e lojës, por na mërzit rezultati sepse nuk arritëm të merrnim të paktën një barazi. Gabimet bëhen nga presioni  i kundërshtarit. Me dy stërvitje të vish në këtë nivel te jep shpresë. Duhet të jemi të kënaqur me ndryshimin e lojës.

“Po të mos kisha besim nuk do të kisha marrë  këtë punë. Kemi një kalendar të vështir por besoj se mund të nxjerrim më shumë nga ndeshjet e mbetura. Duhet të shohim ndeshjet si do të vijnë pastaj do të mendojmë për përforcimet.  E pëlqej rrezikshmërinë, por kam besimin e drejtuesve por dhe ekipit.”

Objektivat

“Mendoj se mund të arrihet objektivi, të arrihet mbijetesa. Do të përpiqemi që në ndeshjet e mbetura të marrim pikë në mënyrë që të rikthejmë besimin tek ekipi. Kam parë që kjo skuadër ka kualitet. Kemi mbi 4 futbollistë të dëmtuar.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"