“Kam besim se Skënderbeu do të ringrihet në nivelet e larta”, Gledi Mici: Ëndërr të luaj me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 18:16

“Kam besim se Skënderbeu do të ringrihet në nivelet e larta”, Gledi Mici: Ëndërr të luaj me Kombëtaren

Gledi Mici së bashku me Shkëndijën e Tetovës, po kalojnë një sezon shumë të vështirë në Maqedoninë e Veriut.

Mici

Mbrojtësi i majtë, ka thënë se beson te ringritja e Skënderbeut, duke shtuar se kanë një president shumë të mirë dhe një trajner të tillë gjithashtu.

“Kufizimet nuk janë aq të rrepta si në Shqipëri dhe dalim të bëjmë stërvitje. Kam një pasaportë amerikane dhe dua që pas karrierës së futbollit të qëndroj andej. Me Shkëndijën kemi pasur një kampionat shumë të vështirë, por futbolli prandaj është i bukur.

E ardhmja? Jemi në një situatë shumë të vështirë dhe nuk e di. Futbolli tani ka kaluar në plan të dytë dhe nuk e di të shohim çfarë do të ndodhë për vitin tjetër. Jam në kontakt me drejtuesit që më kanë ofruar rinovimin, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.Mici

Keqardhje për Skënderbeun? Kam besim që do të ringrihen sepse janë ekip me mentalitet fituesi. Besoj se me trajnerin që kanë dhe presidentin do e gjejnë një zgjidhje. Kampion këtë vit e meriton Tirana. E kam ëndërr të luaj për Kombëtaren, si çdo lojtar tjetër.”, theksoi Mici për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"