“Kam besim se do të shpëtojmë”, Kamarata optimist pas humbjes ndaj Teutës: Ju tregoj zëvendësuesin e vetëm që më bindi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 18:59

“Kam besim se do të shpëtojmë”, Kamarata optimist pas humbjes ndaj Teutës: Ju tregoj zëvendësuesin e vetëm që më bindi

Trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata, u shpreh i lumtur me performancën e futbollistëve të tij, në sfidën ndaj Teutës, pavarësisht humbjes minimale në transfertë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, italiani deklaroi:

Kamarata

GOLI ME DEVIJIM- Është për të ardhur keq, skuadra qëndroi mirë në fushë, u mbrojt mirë, kishte mundësi të kalonte në avantazh në pjesën e parë. Në përgjithësi jam i kënaqur me atë ç’ka dhamë në fushë.

MBIJETESA- Duhet të shikojmë të ardhmen me optimizëm. Kam besimin që mund të shpëtojmë, ndonjëherë duhet dhe pak fat. Por gjithsesi e shoh me optimizëm të ardhmen e Apolonisë.

ZËVENDËSIMET- Gjithmonë pritet më shumë nga lojtarët që futen në lojë. Jam i kënaqur me performancën e Krasniqit. Në tërësi nga lojtarët që u futën, jam i kënaqur vetëm me performancën e Jeton Krasniqit.

GUXIM MË TË MADH- Ndoshta mund të guxonim diçka më shumë. Provuam në pjesën e parë, në pjesën e dytë ishte ndeshje më e ekuilibruar. Duhet t’i japim meritë edhe kundërshtarit, që nuk na lejoi shumë hapësira”, u shpreh Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"