“Kam bërë s*ks me 10 mijë femra” / Gjyqi ndaj ish-futbollistit të Mançester Sitit, Mendi i kërkoi telefonin një vajze përpara se të futej në dhomën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 20:30

“Kam bërë s*ks me 10 mijë femra” / Gjyqi ndaj ish-futbollistit të Mançester Sitit, Mendi i kërkoi telefonin një vajze përpara se të futej në dhomën e tij

Çështja ligjore për ish-futbollistin e Mançester Sitit, Benxhamin Mendi duket se është larg përfundimit teksa vijojnë seancat gjyqësore për 8 akuza përdhunimi që rëndojnë ndaj sulmuesit francez.

benjaminmendy

Këtë të enjte, The Mirror ka publikuar detaje nga dëshmia e futbollistit dhe një prej “viktimave” të përdhunimit. Sipas medias britanike, Mendi është shprehur se ka bërë seks me 10 mijë femra.

“Nuk ka asnjë problem, kam bërë seks me 10 mijë femra” – është shprehur Mendi.

Nuk dihet se sa e vërtetë është një deklaratë e tillë. Gjatë seancës së sotme, është trajtuar rasti i përdhunimit të një vajze në vitin 2020, të cilën Mendi e kishte ftuar në rezidencën e tij luksoze.

Ata ishin futur në një prej dhomave “sekrete”, ku sipas pretendimeve të saj, Mendi e kishte hapur përmes sistemit të njohjes së gishtit (fingerprint system).

Më tej, ai i kërkoi telefonin vajzës dhe i ka parë të gjitha fotot që kishte. Sipas dëshmisë së vajzës, në rezidencë ishte dhe sulmuesi i Mançester Junajtid, Xhesi Lingard, pretendime që nuk janë vërtetuar.

Pasi kanë biseduar në dhomë, Mendi i ka kërkuar vajzës që të zhvishet.

Dëshmia e vajzës: Më tha që të zhvishem për të më parë trupin, por pa më prekur. Pasi u zhvesha, ai më kërkoi që të bënim seks. E hodhi telefonin tim në krevat. Kur unë shkova për ta marrë, ai më shtyu në shtrat, dhe erdhi pas meje dhe më detyroi që të kryeja marrëdhënie me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"