“Kam bërë një arritje të madhe këtë sezon”, Barjamaj: Bylisi, si një trampolinë për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 16:14

“Kam bërë një arritje të madhe këtë sezon”, Barjamaj: Bylisi, si një trampolinë për Europën

Marjo Barjamaj është një nga lojtarët e talentuar që ka provuar të luajë këtë sezon në Superiore me Bylisin.


Barjamaj-111111

Një futbollist me aftësi të mira teknike që spikati edhe në sezonin e shkuar, synon që ta shfrytëzojë Bylisin si një trampolinë për karrierën e vet. “Në sezonin e shkuar unë kam shënuar 3 gola. Jam i lumtur që për mua ka qenë një sezon shumë i bukur në Ballsh. Kam luajtur 1000 minuta në këtë pjesë të parë të sezonit dhe besoj se është arritje, pasi jam 20 vjeç dhe Ballshi më ndihmon shumë për të ardhmen time.

Në Superiore nuk kam luajtur shumë, sepse kam pësuar edhe një dëmtim, që ka kaluar tashmë. Pres që të kem shansin tim dhe ta shfrytëzoj. Trajneri Dovedan më ka besuar shumë dhe në ndeshje jam mundur që të fitoj vendin e titullarit, por edhe të nderoj fanellën dhe klubin”, tha fillimisht mesfushori.Barajamj

Barjamaj ka si synim që të luajë sa më shumë këtë sezon, pasi tashmë karriera e tij hyn në kulmin e vet. “Superiorja do të na shërbejë shumë të gjithëve, sepse Bylisi është si një ekip U21 dhe çdo lojtar i ri ndihet i vlerësuar, por edhe mund të shprehet shumë mirë nëse ka dëshirë që të punojë dhe të ecë përpara. Kam rinovuar për tri sezone kontratën, pasi e shoh si një mundësi të mirë për karrierën time.

Dua që me eksperiencën e duhur të luaj në Europë, në një të ardhme të afërt, pse jo edhe nëpërmjet Bylisit. E mbyllëm në vend të dytë vitin, duke treguar se jemi një grup kompakt dhe shpresojmë që këtë ritëm ta ruajmë edhe në 2020-ën”, tha 20-vjeçari për gazetën.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"