“Kam bërë maksimumin që të kthehem te Vllaznia”, flet Plori: Nuk e kam për ulje që do jem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:18

“Kam bërë maksimumin që të kthehem te Vllaznia”, flet Plori: Nuk e kam për ulje që do jem…

Elvis Plori është rikthyer te Vllaznia, teksa do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit të ri, Tomas Brdariç. Plori largohet kështu nga drejtimi i Besëlidhjes, për të kaluar te Vllaznia, aty ku shpreson ta ngrejë skuadrën shkodrane në majat e futbollit shqiptar.

PLORI

Gjatë prezantimit para mediave, Plori është shprehur se nuk e ka aspak për ulje se do jetë pjesë e stafit të Brdrariç, duke thënë se gjatë gjithë kohës ka punuar për tu rikthyer te Vllaznia.

“Normalisht nuk është si prezantimet e tjera, pasi po prezantohem në vendim tim dhe emocionet janë të mëdha.

Rikthehem pas 10 vitesh në Shkodër dhe i falënderoj të gjithë, që e pranuan kërkesën e Xhaferit për të më bërë pjesë të Vllaznisë. Pastaj falënderon Shkodrën që e ka pritur mirë këtë lëvizje dhe më pas edhe këtë staf. Është një risi për Shkodrën ky trajner. Ka një edukatë sportive shumë të madhe dhe duhet ta mbështesim.

Do bëj maksimumin tim që Vllaznia të jetë ku duhet. Është bërë një grup shumë i mirë dhe kam besim se do ecim para. Edhe qyteti i Shkodrës do të na mbështesë, pasi të gjithë këtu kanë një lidhje të fortë me Vllaznisë. Nuk ka ardhur prej një kohe të gjatë një trajner me CV kaq të mirë.

Shkodra pret shumë prej nesh, kemi ndryshim rrënjësor. Vllaznia e di çfarë kërkon qyteti. Me këtë organizim të ri mund t’ia dalim. Jam ndihmësi i trajnerit Brdariç dhe nuk kam për ulje, është një motivim i madh. Kam çfarë marr prej tij.

Ndoshta iu është dukur shaka, por e kam thënë që për Vllazninë kthehem në çdo pozicion. Kam punuar 10 vite dhe tani kthehem. E kam me shumë dëshirë. Nëse deri sot kam dhënë maksimumin tim, e kam bërë pikërisht që të rikthehet të punoj për skuadrën e qytetit tim”, u shpreh Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"