“Kam ardhur për të ndryshuar historinë”, Konte: Jemi në situatë delikate, disa gjëra të ishin bërë ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 14:31

“Kam ardhur për të ndryshuar historinë”, Konte: Jemi në situatë delikate, disa gjëra të ishin bërë ndryshe

Toni është më i qetë, por gjithmonë i drejtpërdrejtë. Antonio Konte mendon për Veronën, megjithatë nuk mund të mos kthehet te ndjesitë e post-Dortmundit dhe fjalëve që kanë turbulluar ditët e fundit ambientet e Interit. U mor si shfryrje, por nuk ka qenë ky qëllimi i trajnerit, i cili saktëson:

konte

“Nuk ishte një shfryrje, por një mënyrë konstruktive për të kuptuar se ku është kryer ndonjë gabim, pa i vënë gishtin askujt. Jam thirrur këtu për t’u përpjekur të ndryshoj xhirot e motorit të Interit. Çdo veprim është për të mirën e skuadrës: mundet dhe duhet të bëjmë më mirë, pikërisht sepse jemi Interi.

Dëshirova të saktësoj disa koncepte, në privat drejtuesit janë të parët që mendojnë se me pak përqendrim më shumë gjërat mund të kishin shkuar më mirë. Në këtë pikë jemi në sintoni. Janë reflektime që bëjmë gjithmonë në mënyrë konstruktive. Kur merr pjesë në dy kompeticione, duhet të llogarisësh dëmtimet dhe ne kemi arritur në një situatë disi të ndërlikuar…”.

Me çfarë shpirti përballet një skuadër e shëndetshme si Verona?

Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, duke ditur që janë në formë, vrapojnë shumë dhe ushtrojnë presing. Ndeshje të tilla kanë nevojë për përgatitje dhe nuk do të jetë e lehtë. Humbjen me Dortmundin bëjmë mirë ta lëmë prapa sepse me siguri do të ketë krijuar hidhërim, por edhe kjo është pjesë e procesit tonë të rritjes.

U përfol më shumë për shfryrjen e post-Dortmundit se për paraqitjen. Është e drejtë?

Nuk e shihja si shfryrje, por një mënyrë me themel konstruktiv për t’u përpjekur të kuptojmë ku kemi kryer ndonjë gabim, duke u vendosur i pari në situatë. Mediat e panë si shfryrje, unë e mendova në mënyrë konstruktive. Këtu më thirrën për të ndryshuar motorin e nëntë viteve të fundit. Me drejtuesit e mendojmë njësoj: disa gjëra mund të ishin bërë më mirë.

Jeni i shqetësuar për dëmtimet?

Na bëjnë të mendohemi. Kam besim megjithatë te ky tip lojtarësh që po bën gjëra të mahnitshme dhe në vështirësi, pas shtatë ndeshjesh në njëzetë ditë. Jam i shqetësuar sepse në njërin krah po mbetemi pak, ndërsa në tjetrin kam besim sepse këta lojtarë po më hapin shpirtin dhe shoh hapësira të mëdha përmirësimi. Është një grup i ri, por nuk duhet t’i japim alibi askujt sepse jemi Interi dhe duhet të rikthehemi në nivele konkurruese.

Keni ide të reja për fazën sulmuese, duke konsideruar dëmtimet?

Synimi në këto momente është të afrojmë një nga lojtarët e skuadrës U-19 në skuadër, të alternojmë Fonsekën dhe Verganin. Nuk shoh alternativa në sulm. Megjithatë, kam besim të madh te Lautaro, Lukaku e po ashtu edhe tek Espozito, të cilin do ta aktivizoja pa frikë nga minuta e parë. Do të përpiqemi të bëjmë të rriten edhe lojtarët e akademisë.

Si ndihen të dëmtuarit?

D’Ambrozio po stërvitet prej një jave me ne, por ndien ende disa shqetësime. Ka frakturë në njërin gisht dhe mund të rikthehet në gatishmëri nga dita në ditë. Do duhet të menaxhojmë situatë, ai personalisht nuk është tërhequr prapa nga asnjë situatë. Të shohim. Sensi vjen nga një problem në kofshë dhe po has vështirësi në riaftësimin nga problemi. U përpoqa ta menaxhoj mes Bolonjës dhe Dortmundit dhe të shohim si do të ndihet pas Veronës. Do vlerësojmë, por duke ditur gjithmonë që pas kësaj ndeshjeje vjen pauza prej 15 ditsh,.

Interi vuan kur duhet të mbrojë i tërhequr?

Nuk mund të them ndryshe, situatat kohët e fundit e kanë thënë këtë. Për ne është shumë më mirë kur arrijmë të qëndrojmë të avancuar dhe të ushtrojmë presing. Kjo është një skuadër që ka shënuar më shumë se 30 gola dhe kemi pësuar mbi mesataren, por duhet të punojmë dhe të festojmë edhe në rastet kur mbajmë portën e paprekur. Sulmojmë me 11, edhe në fazën mbrojtëse duhet të ekzistojë i njëjti qëndrim.

Besoni akoma te kalimi i grupeve në Champions?

Fitorja në Dortmund do të na kishte ndryshuar jetën në optikën e kualifikimit. Mund të kishim marrë më shumë nga sfidat mes Barçës dhe Borusias. Kemi pak shanse për ta kaluar fazën, por të nisim të mendojmë dhe të mos shohim të tjerët.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"