“Kam abuzuar me drogën dhe alkoolin”, rrëfimi surprizues i yllit të tenisit: Urreja veten! Ndihesha i pavlerë, askujt nuk i interesonte kush isha unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2022 | 21:09

“Kam abuzuar me drogën dhe alkoolin”, rrëfimi surprizues i yllit të tenisit: Urreja veten! Ndihesha i pavlerë, askujt nuk i interesonte kush isha unë

Ylli i tenisit, Nick Kyrgios ka folur për problemet e shëndetit mendor me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij.

Nick Kyrgios1

Ai ka rrëfyer se abuzonte me drogën, alkoolin si edhe dëmtonte veten. Sjelljet e tij në fushë dhe “shpërthimet” e papritura e kanë bërë një figurë jo shumë të pëlqyer tek tifozët.

Kyrgios ka pranuar se e “urrente” jetën e tij, por shprehet se izolimi gjatë pandemisë së koronavirusit e ndihmoi të kapërcente disa nga ato beteja pasi kishte dalë jashtë kontrollit.

“Ishte shumë serioze, deri në vetëlëndim”, tha 27-vjeçari për Wide World of Sports. “Largova nga vetja të gjithë ata që kujdeseshin për mua dhe nuk po komunikoja, po përpiqesha që t’i trajtoja të gjitha problemet me veten time.”

“Abuzoja shumë me alkoolin, drogën dhe kjo më doli jashtë kontrollit. Tani mezi pi një gotë verë në darkë. Kjo ishte gjëja kryesore nga e cila duhet të hiqja dorë dhe më pas të rindërtoja marrëdhënien me familjen time dhe të filloja një jetë të shëndetshme si: dieta, gjumi i mirë, të stërvitesha pak më shumë etj. Mendoj se COVID më ndihmoi shumë me këtë.”

Gjatë momenteve të tij më të errëta, Kyrgios thotë se ndjehej sikur “po i zhgënjente njerëzit gjatë gjithë kohës”.

Nick Kyrgios4

Ai thotë se ndonjëherë mendonte se njerëzit që takonte “nuk u interesonte se kush isha unë si qenie njerëzore, por thjesht një tenist … tenisti i çmendur. Ndihesha i pavlerë të them të drejtën, nuk ndihesha rehat, e urreja jetën time. Prisja veten, e digjja trupin. Ishte aq e errët sa më pëlqeu, aq sa u kërkoja edhe njerëzve të tjerë që ta bënin këtë gjë. Ajo çfarë nuk të vret, të bën më të fortë. Dhe unë ende po luftoj.”

Kyrgios foli edhe për bullizmin në rrjetet sociale ndër vite, ku shton se është shumë i prekur.

Madje në disa raste është përballur me racizëm.

“Përballesha me këtë gjatë gjithë kohës, njerëzit mendojnë se duke drejtuar gishtin, duke akuzuar me dikë ose duke bërë komente raciste është një gjë e pranueshme, por thjesht mendoj se nuk duhet bërë. Ti duhet ta përdorësh si motivim këtë gjë, por është më e lehtë të thuhet se sa ta bësh. Njerëzit flasin keq për ju dhe bëjnë gjëra të këqija. Por nuk marrin asnjë nga arritjet tuaja. Thjesht duhet ta përdorni si motivim dhe të qëndroni me njerëz që përcjellin tek ju energji pozitive”, përfundoi tenisti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"