“Kam 55 kandidatura”, edhe Rusia e përjashtuar e do përsëri president. Çeferin i “pret” shpresën Perezit për Superligën: Gabim i madh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 22:13

“Kam 55 kandidatura”, edhe Rusia e përjashtuar e do përsëri president. Çeferin i “pret” shpresën Perezit për Superligën: Gabim i madh…

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp. Ai foli për Superligën, projektin e propozuar nga Florentino Perez dhe Andrea Anjeli. Kujtojmë se presidenti i Real u shpreh dje se nuk ka hequr dorë, por pas deklaratës së Çeferin duket se projekti do anulohet përgjithmonë.

ceferin putin

“Mendoj se kemi folur shumë gjatë për Superligën, për mua nuk është një problem që ekziston më. Më thanë se çfarë ndodhi dje, kjo vërtetoi edhe një herë se ideja është të mbyllim gjithçka, të mos luajmë me klube më të vogla dhe se i gjithë modeli evropian do të duhet të ndryshojë. Do të ishte një gabim i madh dhe nuk dua të flas më për këtë”, tha Çeferin.

Çeferin foli gjithashtu për finalen e “Ligës së Konferencës” që u zhvillua në Tiranë në stadiumin “Air Albania”. Roma e Zhoze Murinjo triumfoi kundër Fejenordit me rezultatin 1-0, golin e shënuar nga Zaniolo. Ai deklaroi se “Liga e Konferencës” ishte një sukses dhe ndoshta finalja më e ndjekur dhe më interesante në Europa League.

Gjithashtu ai u pyet nëse do të kandidonte sërish për presidencën e UEFA-s. “Absolutisht po, kam marrë tashmë 55 letra mbështetjeje, e kundërta do të ishte e çuditshme. Besoj se Evropa nuk do të paraqesë një kandidat”, tha ai duke qeshur, duke konfirmuar se edhe Rusia e përjashtuar insistonte që të ishte ai përsëri presidenti i UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"