“Kam 4 ditë që nuk e shoh, nuk është më pjesë e Partizanit”, Kolela zyrtarzion largimin e titullarit: Gjërat do të ndryshojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 0:01

“Kam 4 ditë që nuk e shoh, nuk është më pjesë e Partizanit”, Kolela zyrtarzion largimin e titullarit: Gjërat do të ndryshojnë

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e cilëson veten të lehtësuar që është mbyllur merkato e janarit dhe tanimë e ka të qartë se me cilët lojtarë do të punojë. Këtë ide ai e përsëriti edhe në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Laçit, që mund të përcaktojë edhe kreun e renditjes në Superiore.

kolela

“Lojtarët i kemi të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë. Përveç Bilalit, i cili do të jetë i gatshëm që nga data 7 shkurt.

Presioni është gjithmonë, kur humb ka më shumë se më parë, por është normale. Por në këtë lloj profesioni, presioni është arsyeja për të cilën të paguajnë.

Nuk është një punë veçanërisht e vështirë puna me ekipin në këto momente. Gjëja kryesore ishte që më në fund kaluam muajin janar. Muaji janar është ai ku nuk duhet të bësh profesionin e trajnerit. Për fat të keq, fakti që merkato përkon me ndeshjet është një katastrofë, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë. Por kur bën një propozim gjithë jetën e thua që duhet bërë merkato para se të nisin ndeshjet, duket sikur thua diçka që nuk ka kuptim… Tani jemi të qetë, dimë kush ka ardhur e kush është larguar. Po punojmë që të rikrijojmë disa mekanizma që kemi humbur paksa me largimin e disa lojtarëve. Dhe po krijojmë të rinj.

Laçi sipas meje ka skuadër të mirë, ka cilësi të mëdha përpara dhe në mesfushë. Mbrapa janë të organizuar mirë, janë një ekip i mirë. Pastaj në këtë kampionat sipas meje nuk ka skuadra të dobëta dhe të forta.

Ne i kushtojmë gjithmonë vëmendje kundërshtarëve tanë. Por në këto momente ka më shumë rëndësi ajo çfarë bëjmë ne, sepse kemi ndryshuar dhe është e drejtë të jetë kështu.

Kemi marrë lojtarë me karakteristika të ndryshme, nuk ndryshon nga më parë. Në janar nuk është e thjeshtë që të gjesh lojtarin që të nevojitet. Por sipas meje, mendoj se i kemi gjetur.

Golat e pësuar? Janë shumë arsye pse, nuk është vetëm mbrojtja, është edhe mesfusha. Nuk është se po pësove është faji i mbrojtjes. Pastaj qartësisht ka periudha kur të gjuajnë 10 herë në portë e nuk pëson gol. Ndërsa me ne është një moment siç ndodhi me Egnatian ku me një gjuajtje na shënuan gol. Kështu është, duhet vetëm të punojmë të pëmirësohemi dhe do të vijnë edhe kohë më të mira.

Ndryshime me siguri kemi bërë, por kur ndryshojnë lojtarët, ju mendoni se trajneri ka një buton. Por është e qartë që ndryshojnë gjërat, sepse Skuka ishte i aftë të bënte disa gjëra, e më pak për të bërë të tjera. Ndoshta vjen një sulmues i fortë i cili bën gjërat që nuk dinte të bënte Skuka dhe nuk di të bëjë gjërat që dinte të bënte Skuka. Normale që ndryshojnë gjërat. Por unë mundohem të vendos lojtarët në kushtet që të bëjnë mirë. Megjithatë, mekanizmat e lojës kërkojnë kohë.

Humbjet brenda? Nuk mendoj se është problem i të luajturit në fushën tonë, është momenti që ndoshta nuk është pozitiv. Nuk është puna ku luajmë e pastaj nuk është pozitiv sa i përket rezultateve, se me Egnatian kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Rrapaj? Ka katër ditë që nuk e shoh. Nuk është më një lojtar i Partizanit, me 31 është mbyllur merkato ndaj është e pamundur të jetë këtu, është nisur drejt Bullgarisë.

Selmani është një lojtar i mirë, jemi të lumtur që është këtu, ashtu si Mba e Bilali. Është e qartë që bëhet fjalë për lojtarë që kanë nevojë që të marrin pak më shumë besim me fushën e lojës, por mendoj se do të jenë të nevojshëm”, tha ndër të tjera Kolela.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"