Kaluan Italinë, flet lideri Shaqiri: E dinim që kishte një shans

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 0:17

Kaluan Italinë, flet lideri Shaqiri: E dinim që kishte një shans

Xherdan Shaqiri ishte në këto ndeshje lideri i padiskutueshëm i Zvicrës, e cila pavarëisht mungesave të shumta, ia doli që të kapërcente Italinë në renditjen e grupit kualifikues të Botërorit dhe të siguronte biletën për në Katar 2022. Pas suksesit të jashtëzakonshëm 4-0 ndaj Bullgarisë, ku ai dha 2 asiste, ishte vetë kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës që shprehu emocionet e tij.

shaqiri

“Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. E dinim që kishim një shans. Komplimente ekipit për atë që bënë në këtë fushatë kualifikimit. Duhet falënderuar edhe Murat Jakin. Nuk e ishte e lehtë të ndiqte gjurmët e Vladimir Petkoviç.

Kishim shumë mungesa. Por besoj se të gjithë do të donin të ishin në fushë sot. I përshëndes të gjithë: Granitin, Brel Embolo… Ju presim që të shkojmë të gjithë bashkë në Katar”, ishin fjalët e Shaqirit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"