“Kalova në Gjermani, pa bërë stërvitje 3-4 muaj”, Martini: Kur po arrija formën u dëmtova, ja si trajnohet tani te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 17:19

“Kalova në Gjermani, pa bërë stërvitje 3-4 muaj”, Martini: Kur po arrija formën u dëmtova, ja si trajnohet tani te Teuta

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit. Martini ka dhënë një intervistë për “Fan Zone” së fundmi, ku ka treguar se si stërviten te Teuta.Edi-Martini

Gjithashtu tekniku shkodran ka treguar edhe një moment të veçantë kur si futbollisti kaloi nga Vllaznia te Frankfurti, duke treguar edhe vështirësitë.

“E vështirë të qëndroj në shtëpi, por mundohem ta mbaj veten me të mira. Luaj basketboll ose ping-pong në shtëpi. Objektivi i Teutës është Europa dhe shpresoj t’ia dalim deri në fund. Ëndrrat që kisha te Vllaznia kur isha i vogël, po më realizoheshin që në fillim dhe kjo ndoshta ndikoi keq.

Deri në 97 isha pjesë e Vllaznisë, pastaj më kërkoi Frankfurti. Kalova aty, por gjithçka është çështje fati. Nga Shqipëria shkova 3-4 muaj pa stërvitje, deri sa e kapa formën, pastaj u dëmtova, futbolli është i lidhur me fatin dhe nuk ke çfarë bën.

Çunat stërviten dy nga dy, siç ndodh në shumë vende të Europës. Është një metodë që po përdoret shumë. Nëpërmjet internetit unë i shikoj se çfarë ndodh. Dje unë shkova dhe i pashë nga afër. Jemi në një situatë të vështirë ku nuk e dimë se kur do të nisë kampionati. Kryesorja është që çunat të mos humbin kondicionin fizik, pasi për taktikat do të punojmë më vonë.Edi Martini Vllaznia

Jemi me objektiva dhe nuk do të më vinte mirë nëse kampionati do të mbyllej tani. Jemi në këtë pozitë për shkak të gabimeve tona. Mendoj se duhet të ishim në vendin e dytë dhe mendoj se në fund do arrijmë aty ku meritojmë. Me keq këtë moment e kalojnë portierët dhe sulmuesit. Objektivi im është që të dal kampion edhe si trajner.”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"